Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve, nesër nuk mbahet seanca e Kuvendit

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 13:44 | Aktualitet
Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve, nesër nuk mbahet seanca

Kuvendi i Shqipërisë njofton se në bazë të vendimit të marrë një ditë më parë nga Komiteti i Ekspertëve, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, vendosi të mos zhvillojë seanca plenare që ishte parashikuar për ditën e enjte.

Në respekt të zbatimit të këtyre masave, Kryetari i Kuvendit i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit.

Aktualisht, puna në komisionet parlamentare do të vazhdojë online.

https://a2news.com/2020/11/17/komiteti-teknik-vendos-masa-shtese-per-ndalimin-e-perhapjes-se-pandemise/

Një ditë më parë, Komiteti i Ekspertëve vendosi ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 personave në vende të hapura dhe të mbyllura, mbledhjet partiake si dhe konferencat apo ceremonitë mortore dhe martesore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos