Vendimi në Angli, Premier League i hap rrugën stërvitjeve ekipore

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 15:50 | Futboll
Vendimi në Angli, Premier League i hap rrugën stërvitjeve ekipore

Premier League i ka hapur zyrtarisht rrugën stërvitjeve ekipore. Pas dritës jeshile të qeverisë, të gjitha klubet e futbollit shprehën dakordësinë për të zhvilluar përgatitjet me kontingjentin e plotë të lojtarëve.

Ky vendim e afron Anglinë me rinisjen e kampionatit, edhe pse për momentin nuk ka asnjë datë zyrtare. Futbollistët e të gjitha skuadrave mund të stërviten në grup, ku do të lejohen duelet, megjithatë këshillohet që të evitohen kontaktet e panevojshme.

Në anën tjetër, për sportistët dhe stafin do të vazhdojnë testimet dy herë në javë në betejën kundër Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos