Vendimi për AstraZenecan në Francë: Doza e dytë, me një vaksinë tjetër

Nga A2 CNN
9 Prill 2021, 13:25 | Bota
Vendimi për AstraZenecan në Francë: Doza e dytë, me një

Personat nën moshën 55-vjeçare të cilët kanë marrë një dozë të vaksinës së AstraZenecas në Francë, si dozë të dytë do të marrin një tjetër vaksinë kundër koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran.

“Ky është një hap logjik, pas pezullimit të vaksinës te personat nën 55 vjeç”, tha ministri francez.

Në vend të Astrazenecas, do të përdoren vaksinat e Pfizer ose Modernës. Para vendimit për kufizim të përdorimit të vaksinës më 19 mars, si pasojë e rasteve të rralla me mpiksje gjaku, rreth 600 mijë francezë kishin marrë dozën e parë. Shumë prej tyre janë punonjës të shëndetësisë, mes të cilëve edhe ministri Veran, që eshte me profesion neurolog. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos