
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i është drejtuar me një shkresë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm, kreut të SPAK dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, duke kërkuar bashkëpunimin e tyre, në prag të zgjedhjeve të 14 majit.
Celibashi bën thirrje që institucionet të koordinojnë veprimet e tyre dhe me këtë qëllim, të caktojnë personat e kontaktit, përmes të cilëve do të zhvillohet komunikimi mes tyre.
Ky komunikim ndërinstitucional, thekson Celibashi, është në kuadër të parandalimit dhe evidentimit të veprave penale në fushën e zgjedhjeve, referuar garës së të dielës. (A2 Televizion)