Veprime të dhunshme më 6 dhjetor? Rrumbullaku: Nuk kemi informacion

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 12:22 | Aktualitet
Veprime të dhunshme më 6 dhjetor? Rrumbullaku: Nuk kemi informacion

Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku bëri të ditur se nuk ka asnjë informacion për veprime të dhunshme gjatë zhvillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, kur do të zhvillohet edhe protesta e opozitës. Sipas tij policia garanton zhvillimin e protestës jashtë këtij perimetri sigurie

“Policia garanton protestën jashtë këtij perimetri sigurie, që quhet zonë e kuqe. I kemi marrë gjithë masat kemi përgatitur gjithçka që lidhet me mbarëvajtjen. Policia e Shtetit nuk ka asnjë lloj informacioni e asnjë lloj deklarate për veprime të dhunshme, nuk kemi pse të nxisim asgjë për ato që nuk shprehen e nuk deklarohen. Nuk është në interes të askujt, as policisë, as samitit, as vendit për të pasur atë ditë çështje të tilla që i referoheni ju. Por ne nuk disponojmë s’kemi deklarata të tilla se nga i merr media e si i shfaq, nuk keni sipas gjykimit tim, asnjë lloj për të adresuar pyetje që nuk janë shfaqur në publik dhe opinion”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos