Guardiola vlerëson Inzaghi-n: Do të rikthehet sërish në finale

Nga A2 CNN
11 Qershor 2023, 07:00 | Futboll
Guardiola vlerëson Inzaghi-n: Do të rikthehet sërish në

Më në fund, Pep Guardiola arriti të triumfojë në Champions League me Manchester City-n teksa mundi në finale Interin me një gol.

Pas ndeshjes, trajneri spanjoll nuk e fshehu lumturinë që bëhet i pari trajner që fiton Tripletën me dy ekipe të ndryshme. “Mbyllëm një sezon perfekt, në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam shumë i lumtur që ia dolëm të fitojmë Championsin, ndonëse duhet të pranojmë se 6-7 vitet e fundit kemi qenë gjithmonë shumë lart”, tha spanjolli.

Më tej, ai vlerësoi kundërshtarin, ndërsa u shpreh se Inzaghi do të arrijë sërish në finale.

“Ishte shumë e vështirë ndaj Interit, pasi Onana e dinte gjithmonë ku e ka lojtarin e lirë. Barella dhe Calhanoglu xhirojnë ekipin, ndërsa sulmuesit bënin shumë morë spondën. Pa Onanën do të ishte më e lehtë, pasi vuajtëm shumë dhe ashtu siç fituam, mund të kishim humbur. Inzaghi do të rikthehet sërish në finale, nëse punon kështu. Jam i sigurt”, tha Pep. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos