Verstappen triumfon në Kanada, Leclerc afër podiumit 

Nga A2 CNN
20 Qershor 2022, 10:34 | Sporte të tjera
Verstappen triumfon në Kanada, Leclerc afër podiumit 

Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Kanadasë, në Formula 1. Piloti i Red Bullit fitoi garën e zhvilluar në pistën e Montrealit, duke siguruar triumfin e dytë radhazi për skuadrën e tij.

Ai e dominoi garën nga fillimi deri në fund, duke mos i dhënë asnjë hapësirë rivalëve të tij, edhe pse në pistë hyri makina e sigurisë, që rihapi garën.

Pas Vertappen, i dyti u pozicionua spanjolli i Ferrarit, Carlos Sainz, që për 15 xhiro tentoi të parakalonte holandezin, por pa sukses. Në vendin e tretë u klasifikua 7 herë kampioni i botës në Formula 1, britaniku Lewis Hamilton me Mercedes, që rikthehet në podium pas disa garash. Ndërkohë, shoku i tij i skuadrës, George Russell, u pozicionua i katërti.

Interesante ishte gara e Charles Leclerc, që u nis nga vendi i parafundit dhe arriti të zërë vendin e pestë në përfundim të garës.

Pas këtij triumfi, Verstappen shkon në 175 pikë në krye të renditjes së përgjithshme, ndjekur nga Sergio Perez (Red Bull) me 129 dhe Charles Leclerc (Ferrari) 126. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos