Veshja që trazoi rrjetin, Kim Kardashian: Edhe e mbuluar, nxita imagjinatën e njerëzve

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 16:20 | Showbiz

Nëse në çdo dalje të saj, Kim Kardashian çmend fansat duke mos i lënë vend imagjinatës, me veshjet e saj transparente dhe që gjithnjë kanë bërë rrjetin të ziejë, këtë herë pas heshtjes që pllakosi tapetin e kuq në Met Gala, në mbarë botën, nuk munguan memet dhe pikëpyetjet mbi këtë zgjedhje të çmendur të showgirl-it amerikan.

Për eventin e famshëm, ku më shumë se gjithçka vlerësohet look-u, 40-vjeçarja kishte zgjedhur të mbulohet nga koka te këmbët, në plot kuptimin e fjalës, me një veshje të Balenciagës, që bëri të madh e të vogël të flasë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale nxituan të flasin në Instagram, Twitter e TikTok, duke kritikuar përzgjedhjen e fashionistes, që ishte ideuar nga stilisti Demna Gvasalia.

Një shkrimtar mysliman, Hafsa Lodi, i specializuar në modë dhe stilim, e përshkroi veshjen e Kim Kardashian si të çuditshme dhe të pakëndshme, duke e cilësuar si versionin më të shëmtuar të burkës.

Të tjerë e përshkruan si karakter të filmit Harry Potter apo si një çorape të gjatë të veshur nga koka te këmbët. A e dalluan njerzit që ajo ishte Kim Kardashian? Patjetër që po! Edhe pse e mbuluar, të gjithë e kuptuan që linjat ishin të 40-vjeçares. Përgjigjja, pas heshtjes 48-orëshe, erdhi nga vetë Kim, e cila sqaroi se fustani i saj i përshtatej temës së pavarësisë së Amerikës. Kim tha po ashtu se me këtë veshje, e nxiti edhe më shumë imagjinatën e njerëzve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos