Është vetëdorëzuar në polici një prej autorëve të vrasjes së Taulant Beqirajt në Vlorë. Bëhet fjalë për Skerdian Gabranin, i cili ishte shpallur në kërkim si i përfshirë në vrasjen e Taulant Beqiraj në rrugën Trasballkanike në 3 mars të këtij viti.
Pas vetëdorëzimit të tij ka reaguar edhe avokati Ilir Zoto, i cili thekson se gjendja shëndetësore e klientit të tij ka qenë tejet e rënduar, ndërsa kërkon sqarimin e pozicionit të klientit të tij në këtë histori.
“Gjendja shëndetësore e klientit tim ka qenë tejet e rënduar, dorëzimi i tij erdhi si pasojë e gjendjes së tij të rënduar psikologjike dhe vendimit për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë.
Klienti im ka qenë personi i cili ka dalë i pari nga automjeti për të folur me viktimën. Ende nuk është në gjendje të shpjegojë pse agravoi situata. Sakaq, avokati sqaron edhe faktin se klienti i tij nuk ka asnjë precedent të mëhershëm penal dhe se pozicioni i tij
Në këtë histori duhet të sqarohet pozicioni i tij në këtë ngjarje”.
Gjykata e Vlorës në 6 mars la në burg Andi Jonuzajn, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Taulant Beqirajt. Ai u arrestua nga policia vetëm pak momente pas ekzekutimit të 31-vjeçarit.
Përveç tij, policia shpalli në kërkim edhe dy persona të tjerë në lidhje me vrasjen, Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabrianin. Ky i fundit u vetëdorëzua sot në polici. (A2 Televizion)