Një banesë private është përfshirë nga flakët në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.
Sipas burimeve, në momentin e zjarrit brenda banesës ka qenë i vetëm një person, i cili pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse është nxjerrë pa pësuar lëndime.
Ndërkohë nga zjarri i përmasave të mëdha në banesë ka pasur dëme materiale. Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak mund të jetë bërë një rrjedhje gazi, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(A2 Televizion)