
Pas mbylljes njëjavore për shkak të motit të keq, mësimi do të rifillojë nga e hëna. Ministrja e Arsimit, Ecis Kushi, njoftoi për këtë vendim, duke shpjeguar se arsimi parauniversitar rikthehet në skenarët e mëparshëm.
Zhvillimi i mësimit
Nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 - 5) në shkollë;
Maturantët në shkollë;
Nxënësit e klasave 6 - 11 sipas skenarit të kombinuar.
Ministrja sqaroi gjithashtu se “shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve. (A2 Televizion)