Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e së hënës në rajonin juglindor të vendit. Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 4 i shkallës rihter dhe një thellësi prej vetëm 2 kilometrash.
Ndërkohë, epiqendra e tërmeti është regjistruar 16 kilometra në jug të Ersekës.
Nuk raportohet për dëme materiale. (A2 Televizion)



              	  		Galeria fotografike ( )
              	  	
				    
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   