Tensionet mes fuqive botërore janë rritur ndjeshëm gjatë kohëve të fundit. Veç përplasjeve SHBA-Rusia, edhe tensionet me Kinën janë shtuar.
Së fundi, një video është publikuar nga ushtria amerikane. Ai është kapur më 21 dhjetor, ku një avion luftarak kinez J-11 dhe një avion i forcave amerikane RC-135 janë afruar deri në 6 metra largësi teksa ishin duke fluturuar mbi Detin e Kinës. Piloti amerikan detyrohet të kryejë manovra për të shmangur përplasjen.
Shtetet e Bashkuara ia kanë përcjellë shqetësimin qeverisë kineze, tha një zyrtar amerikan. Pilotët e dy avionëve në këtë ngjarje nuk janë identifikuar, ndërsa askush nuk u lëndua. “Ne presim që të gjitha vendet e rajonit të Azizë e më gjerë të përdorin hapësirat ndërkombëtare në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, thuhet ne deklaratë. (A2 Televizion)