
Manchester City ndalet në shtëpi nga Everton. Ekipi i Pep Guardiolës nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1, në ndeshjen e fundit të këtij viti.
Erling Haaland shënoi golin e tij numër 21 në kampionat, por Gray barazoi në pjesën e dytë dhe skuadra nga Liverpul më pas u mbrojt me fanatizëm, duke marrë një pike nga transferta e vështirë.
Me këtë barazim, City shkon në kuotën e 36 pikëve, 4 më pak se Arsenali kryesues, që ka mundësi të shkëputet edhe më shumë në krye të renditjes. (A2 Televizion)