Vetëm në Rusi, përballje në ring me sy të mbyllura

Nga A2 CNN
25 Qershor 2022, 21:16 | Sporte të tjera

Në Rusi e kanë çuar në një nivel krejt tjetër sportin e dhunshëm burrëror të MMA.

Tashmë, përveç rregullave minimale që ky sport ka në përballjet e tij, luftëtarët rusë do të duhet të luftojnë ndaj njëri-tjetrit me sy të lidhura me një shami të zezë.

Mund t’iu duket qesharake, por mendoni që askush nuk sheh grushtin kur vjen dhe impakti i tij mund të jetë fatal.

Boksierët Vlad Podkolzin, Daniel Buslovskiy dhe nga ana tjetër Gulmamadov PM dhe Magamed Taygunov zhvilluan një shfaqje tepër të dhunshme në një luftë dy me dy në heksagon, e cila mori shumë kritika në rrjet, pjesa më e madhe e të cilave nuk e quajti eventin një sport, por një masakër.

Madje pati moment kur arbitri ndërhyri për t’i ndarë dhe nuk munguan dhe grushtet as ndaj tij. Faji… sytë e mbyllur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos