Zhvillohet asambleja zgjedhore, Tirana ‘’zgjedh’’ presidentin e ri të Federatës Botërore të Peshëngritjes

Nga A2 CNN
25 Qershor 2022, 18:18 | Sporte të tjera
Zhvillohet asambleja zgjedhore, Tirana ‘’zgjedh’’

Pas Kampionatit europian, Shqipëria mikpriti një tjetër event të madh në peshëngritje. Mesditën e kësaj të shtune, u zhvillua dhe Asambleja zgjedhore për strukturat drejtuese ne Federatën Botërore të Peshëngritjes.

156 vende të ndryshme të botës, përfaqësues të Federatës Botërore, Evropiane dhe Shqiptare të Peshëngritjes si dhe sportistë dhe trajnerë të vjetër në këtë sport ndoqën në Tiranë të gjithë procesin zgjedhor.

“Aktivitete me vlera kaq të rëndësishme për sportin natyrisht janë një vlerësim për Shqipërinë dhe janë një mbështetje e madhe për një vend të vogël, por që ka talente të mëdha në sport. Aktivitete të tilla shërbejnë edhe për ta promovuar Shqipërinë”, tha ministrja Kushi

“Për realizimin me sukses të këtij kongresi është dashur një punë e madhe dhe vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi me Komitetin Olimpik, bashkinë e Tiranës dhe ministrinë e Arsimit dhe Sporteve u bë e mundur që të realizohet në këtë mënyrë të jashtëzakonshme”, u shpreh Elez Gjoza.

Ndër 11 kandidatët për të qenë në krye të  Federatës Botërore ishte dhe Pirro Dhima por u tërhoq që në raundin e parë. Në fund president u shpall Jalood Mohammed Hasan nga Katari. Në Tetor  është programuar dhe kampionati europian i peshëngritjes për të rinj që do të mbahet sërish në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos