Panik në Kampionatin Botëror, notarja humbet ndjenjat, përfundon në fund të pishinës

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 20:44 | Sporte të tjera

Momente frikë janë përjetuar gjatë Kampionatit Botëror të Notit, që është duke u mbajtur në Budapest.

Notarja Anita Alvarez, në fund të performancës së saj, humbi ndjenjat dhe përfundoi në fund të pishinës. Trajnerja e saj ishte e para që u hodh në pishinë për ta nxjerrë nga uji. Për fat të mirë, asgjë me pasoja për notaren amerikane.

Kjo nuk ishte hera e parë që kjo notare kishte humbur ndjenjat gjatë performancës. Mediat shkruajnë se shkak mund të jetë bërë lodhja dhe stresi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos