Vetëm për një kauzë humane, ish-presidenti shet makinën relikte

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2023, 17:01 | Bota

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor shiti për më shumë se 64 mijë dollarë makinën e tij të vjetër, për të ndihmuar fëmijët e sëmurë me kancer.

Makina tip Renault 4 e vitit 1991 u shit në një ankand dhe ishte pikërisht Aleksandar Fratar ai që bëri ofertën më të lartë për të marrë çelësat e makinës relikte të ish-kreut të shtetit.

Pahor, një ish-model, i cili shërbeu dy mandate si president i Sllovenisë ishte i pranishëm në ankand, ku i dorëzoi dhe çelësat blerësit të makinës.

“E dija që në fillim që ky nuk do të ishte një ankand për njerëzit që pëlqejnë makinat e mira, por për ata që kanë zemër të madhe”, tha ish-presidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos