
Një 20 vjeçar shqiptar është vetëvrarë në ambientet e burgut italian të Torre del Gallo mbrëmjen e kaluar.
Mësohet se viktima është Aldo Latifaj, i cili ishte arrestuar për dëmtim të pronës. Ai kishte mbetur i vetëm në qeli, pasi të burgosurit e tjerë ishin larguar, duke përdorur lejen.
Policët e gjetën pa ndjenja 20 vjeçarin rreth orës 20:00 dhe menjëherë e nisën për në spital, ku mbërriti me shenja jete. Megjithatë, mjekët nuk arritën që ta shpëtonin të riun.
Sipas të dhënave, kjo është vdekja e gjashtë brenda këtij viti në burgun e Pavias. Në pak më shumë se një muaj, midis fundit të tetorit dhe fillimit të dhjetorit, tre të burgosur të tjerë kryen vetëvrasje në Torre del Gallo. (A2 Televizion)