Tre makina të parkuara janë djegur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës në rrugën Transballkanike.
Si pasojë e flakëve automjetet janë djegur plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së shpejt të zjarrfikësve. Dy nga mjetet ishin në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi, ndërkohë që i treti ishte i rastësishëm.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që policia dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme. (A2 Televizion)



