Vetingu i politikanëve, Gjiknuri: I panevojshëm, s’mund ta barazojmë me atë të gjyqësorit

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 16:11 | Politikë
Vetingu i politikanëve, Gjiknuri: I panevojshëm, s’mund ta

Socialistët nuk janë dakord me kërkesën e Partisë Demokratike për të bashkuar dy iniciativat vetingun e politikanëve me atë të gjyqësorit. Një ditë para shqyrtimit të propozimit të demokratëve në Këshillin e Legjislacionit, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e cilësoi propozimin si të panevojshëm.

 “Janë dy gjëra të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, vetingu nw politikë është një gjë e panevojshme, në kushtet kur ka instanca të tjera që e kryejnë këtë funksion për politikanët, të cilët nuk janë të përjetshëm, ndryshe nga gjyqtarët, por gjithsesi kjo nuk do të thotë që ne s’jemi të hapur t'i dëgjojmë”.

Edhe pse të hapur për konsensus, socialistët nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë shumë për zgjatjen e organeve të vetingut, për sa kohë Kushtetuta ka parashikuar një zgjidhje.

Sa i përket reformës zgjedhore, socialistët presin propozime opozita por kanë të qarta prioritetet.

Në rast se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të sjellë përsëritjen e zgjedhjeve vendore në bashkitë pa kryetar, Gjiknuri thotë se socialistët janë të gatshëm për t’u futur në garë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos