Vetingu “i ri” në Polici, ish-drejtuesit janë skeptikë për ndryshimet e ligjit

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 16:32 | Aktualitet
Vetingu “i ri” në Polici, ish-drejtuesit janë

Ndryshimet e reja në ligjin për vetingun nuk e kanë shuar skepticizmin e ish-funksionarëve të policisë, ndonëse vlerësohen si bazë e mirë për kontrollin e pasurisë, figurës dhe profesionalizimit të drejtuesve të organizatës.

Fran Rica thotë se përfshirja e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive mund të ndikojë në vendimmarrjen e komisioneve të përhershme të cilat do të ngrihen tek Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kjo pasi do të japin vlerësime mbi komponentin më të rëndësishëm atë të pasurisë.

“Trupa e vlerësimit i bie që thjesht të konfirmojë vendimet e ILDKPKI. Është pozitive, sepse do të jenë dy struktura që do të vlerësojnë pasurinë e subjektit, por mund të ketë probleme sa i përket kohëzgjatjes, nuk jam i sigurt nëse këto afate kohore do të realizohen siç e ka parashikuar ligji”, thotë Rica.

Një tjetër pikë për ish-drejtuesin e policisë është dhe statusi i veçante qe duhet parashikuar për trupat e vlerësimit. Mungesa e statusit për to mund të përkthehet në ndikim. “Për arsye të ndryshme, subjektive, një anëtar i trupës së vlerësimit, edhe gjatë kohës që është duke hetuar një subjekt, mund të lëvizë nga ajo detyrë. Pra nuk e di nëse kjo trupë do të ketë mundësi praktike të realizojë objektivat e ligjit”, thotë Rica.

https://a2news.com/2022/09/06/vetingu-ne-polici-vleresimi-nis-nga-viti-2008-ildkpki-pjese-perberese-e-vetingut/

Kategoritë drejtuese të cilat do të vetohen mbeten një tjetër problem. “Kjo nuk e zgjidh pritshmërinë dhe qëllimin e ligjit, sepse në Policinë e Shtetit dhe dy strukturat e tjera që janë subjekt i këtij ligji, mund të ketë edhe funksione të tjera, pavarësisht se nuk kanë këto nivele, që duke analizuar rriskun e korrupsionit - si komisionet e shqyrtimit të kundërvajtjeve administrative në Policinë Rrugore - janë struktura që janë kontakt me përditshëm me publikun dhe në analizë të rriskut, sa i përket mundësisë së korruptimit, këto komisione janë shumë të larta. Por këto komisione nuk janë pjesë e vetingut”.

Ndryshimet e reja ligjore parashikojnë që drejtuesit e policisë të justifikojnë pasurinë nga viti 2008.  Gjithashtu, në projekt është parashikuar dhe afati i përfundimit të vetimit për një dosje e cila do shtrihet në 180 ditë punë nga momenti i fillimit të hetimit. Sipas ministrisë, projektligji nga momenti që transferohet tek Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ul dhe kostot deri në vlerën e 45 milionë lekëve.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/08/vetingu-ne-policine-e-shtetit-eksperti-softa-deshtoi-prej-eksperimenteve-cdo-minister-ka-ardhur-me-idete-e-tij/

A2 CNN Livestream

Latest Videos