Vetting-u kundër korrupsionit, SHBA: Sistem drejtësie i barabartë për të gjithë!

Nga A2 CNN
6 Gusht 2019, 10:00 | Aktualitet
Vetting-u kundër korrupsionit, SHBA: Sistem drejtësie i barabartë

Vettingu është procesi i radhës që Ambasada e SHBA ka shpjeguar për qytetarët. Përmes një videoje ilustruese, shpjegohet se si gjyqtari e prokurori kalojnë në sitën e kontrollit të figurës, aftësisë dhe pasurisë, për të lënë në fund njerëzit e drejtë të drejtësisë.

https://a2news.com/2019/07/24/meta-do-veme-para-drejtesise-rilindesit-vendas-e-te-huaj-qe-bllokuan-reformen/

SHBA flet për një sistem drejtësie të korruptuar dhe të ndikuar politikisht, i cili nuk do të jetë i lehtë të zhbëhet, por që garanton kthimin e besimit të qytetarët, se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

“Në videon tonë të fundit, ne ju njohëm me një përmbledhje të reformës në drejtësi. Këtë javë, do të flasim për vetingun. Me siguri ju keni dëgjuar për këtë proces, por përse është vettingu i rëndësishëm? Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë? Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vettingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit”, mbyllet postimi i Ambasadës, i cili bashkëngjitur ka edhe videon shpjeguese. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/07/23/rama-nuk-ka-marreveshje-qe-pengon-drejtesine-te-merret-me-politikanet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos