Vidal ngatërron futbollin me karatenë, ndërhyrja e rëndë në eliminatoret e Botërorit

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 12:56 | Futboll

Edhe pse në moshën 34-vjeçare, Vidal është bërë protagonist i një ndërhyrjeje mjaft të rëndë në eliminatoret e Kampionatit Botëror, në ndeshjen Kili-Ekuador.

Në minutën e 13 të takimit, Vidal goditi me takë kundërshtarin duke mos treguar aspak kujdes për ta mbrojtur atë. Arbitri nuk hezitoi aspak, duke e ndëshkuar mesfushorin menjëherë me kartonin e kuq.

Një moment delikat i takimit, pasi Kili u mposht në këtë ndeshje 0-2, duke përfunduar tashmë jashtë zonës që të çon në Kampionatin Botëror, Katar 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos