Italia rrëmbeu vendin e parë në Eurovision me këngën “Zitti e buoni” nga grupi “Maneskin”. Grupi italian rrëmbeu çmimin kryesor me 524 pikë, pasuar nga Franca me 499 pikë dhe Zvicra me 432.
Në mes të entuziazmit për fitoren, një episod i çuditshëm u kap nga kamerat gjatë natës së spektalit dhe u bë virale në rrjete sociale.
Një nga pjesëtarët e grupit Maneskin, shihet duke ulur kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë, teksa shumë kanë aluduar se ai ka qenë duke konsumuar kokainë.
Ndërkaq, Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë. (A2 Televizion)