Video e tmerrshme, 35-vjeçarja humb jetën në lokal nga ekranet e karaoke-s

Nga A2 CNN
10 Korrik 2021, 22:12 | Bota

Kamerat e sigurisë tregojnë momentin e tmerrshëm kur një vajzë ruse humbi jetën pasi u zu poshtë nga ekranet e karaoke-s, ndërsa festonte ditëlindjen e saj në një lokal nate në Rusi.

35-vjeçarja Tatiana Pokhorenko ndërroi jetë menjëherë kur struktura metalike me 6 televizorë gjigandë e zuri poshtë ndërsa kërcente e këndonte në një lokal në Surgut, në perëndim të Siberisë.

Incidenti u filmua i gjithi nga kamerat e sigurisë së lokalit, ku Tatiana ndodhej së bashku me një grup miqsh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos