Video në TikTok duke kërcyer me kufomën, kritika të ashpra për infermierët

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 10:15 | Bota

Disa infermierë të cilët kanë postuar në TikTok një video ku shihen duke kërcyer, në të njëjtën kohë që mbajnë një kufomë të futur në qese me etiketën COVID-19, janë kritikuar ashpër në internet.

Katër infermierët nuk janë identifikuar, nuk dihet se në cilin spital punojnë dhe nuk është e qartë nëse kufoma është e vërtetë.

Videoja ngjan shumë me meme-t që qarkullojnë në rrjetet sociale me funeralet në Ganë, ku ata që mbajnë arkivolin e bëjnë këtë gjë duke kërcyer.

Por, ka pasur edhe nga ata që këtë video e kanë parë si një simbolikë të luftës së fituar të stafit mjekësor me koronavirusin. Ata thonë se kufoma përfaqëson COVID-19, ndërsa infermierët po e përcjellin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos