Videoja më gazmore e ditës, Rose zëvendësohet me mace në filmin “Titanic”

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 11:14 | Showbiz

“Titanic” mund të jetë një nga filmat më romantikë në histori, por një video e publikuar në ditën e Shën Valentinit është bërë virale, pasi aktorja Kate Winslet është zëvendësuar me një mace.

Lizzy, që është një mace e famshme në YouTube, është protagoniste e të gjitha skenave më të famshme të filmit, në krah të aktorit Leonardo DiCaprio.

Videoja është postuar në kanalin YouTube të krijuar ditën e djeshme nga Thibault Charroppin dhe Olivia Boone. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=kEPfM3jSoBw&t=16s

A2 CNN Livestream

Latest Videos