Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Situata politike, e krijuar pas refuzimit të opozitës parlamentare për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit, dhe rimbledhja e Këshillit Politik, mendohet se është në fokus të takimit.
Deri tani, ambasadorja Kim nuk ka komentuar zhvillimet e fundit politike në publik. Por në një prononcim për A2, Ambasada amerikane në Tiranë tha se “Ambasadorja i qëndron komenteve të mëparshme. 5 qershori të miratohet siç është”.
Më herët, në zyrën e kryeministrit, ishte edhe përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri.
Në Komisionin e Ligjeve u miratua në tërësi, kodi zgjedhor, sipas marrëveshjes së 5 qershorit. (A2 Televizion)