Vidhen 500 milionë llogari Facebooku, shiten online të dhënat personale për pak dollarë

Nga A2 CNN
4 Prill 2021, 15:15 | Teknologji
Vidhen 500 milionë llogari Facebooku, shiten online të dhënat

Të dhënat dhe informacionet private të më shumë se 500 milionë përdoruesve të Facebook mund të jenë kompromentuar dhe hakerues të paidentifikuar ende thonë se këto të dhëna i ofrojnë në shitje.

Alon Gal, bashkëthemeluesi i një firme të sigurisë kibernetike izraelite, të quajtur “Hudson Rock” tha se informacionet personale janë po të njëjtat e numrave të telefonit që janë hakeruar prej muajit janar.

Çdo e dhënë personale është shitur për pak dollarë, në atë që nga vetë hakerat njihet si niveli i ulët i hakerimit. Deri më tani janë zbuluar shumë pak llogari të identifikuara sipas numrit të telefonit të përdoruesit.

Vetë drejtuesit e kompanisë Facebook reaguan duke thënë se këto të dhëna të hakeruara ishin shumë të vjetra e të lidhura me një çështje që daton që prej gushtit të vitit 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos