
Pak pas orës 15:00 të së enjtes, më shumë se 24 orë nga pezullimi i punës së kontrollorëve, është ulur avioni i parë në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas.
Ashtu siç bëri të ditur në deklaratë ministrja Balluku, avioni i “Air Albania” ka mbërritur nga Stambolli me sasinë e radhës së vaksinave kineze.
Ditën e nesërme, aeroporti pritet të rikthehet funksional edhe për pasagjerët. (A2 Televizion)