Vijojnë bombardimet rreth Ukrainës, Zelensky: Në 1 javë u shkatërrua 30% e stacioneve elektrike

Nga A2 CNN
18 Tetor 2022, 15:12 | Bota
Vijojnë bombardimet rreth Ukrainës, Zelensky: Në 1 javë u

Infrastruktura energjetike rreth Ukrainës u vu sërish në shënjestër të sulmeve ruse, duke lënë pjesë të Kievit dhe qyteteve të tjera pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Shpërthime u dëgjuan në kryeqytet pak pas orës 9:00 të mëngjesit dhe kolona tymi u panë të ngriheshin nga dhe rreth një stacioni elektrik pranë lumit Dnipro. Sulmet u ndërmorën 24 orë pasi Kievi u godit nga dronët kamikazë, që besohet t’i jenë dhënë Rusisë nga Irani.

Moska ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës kritike larg vijës së luftës. Autoritet kanë nxituar të riparojnë dëmet, po bombardimet e vazhdueshme në prag të dimrit, kanë rritur shqetësimet se si do të përgjigjet sistemi. “Ukraina është nën sulm nga pushtuesit. Ata vazhdojnë të bëjnë, atë që dinë të bëjnë më mirë; të terrorizojnë dhe të vrasin civilët. Arritëm të rrëzojmë disa raketa dhe dronë”, tha Zelensky.

Presidenti tha se forcat ruse kanë shkatërruar në një javë 30% të centraleve elektrike në Ukrainë. Ende nuk është e qartë në c’masë janë të përfshirë dronët iranianë që u fajësuan për sulmet e së hënës, por zyrtarë të presidencës thanë se raketa S-300 ishin lëshuar kundër  një pallati në qytetin jugor të Mikolaiv, duke vrarë një person. Po ashtu tregu i luleve në qytet u shkatërrua.

Raketat ndajnë hidrocentrali në Kiev e lanë një zonë të tëra pranë lumit Dnipro pa energji dhe ujë. Furnizimet me ujë u ndërprenë edhe në qytetin e Dnipros, me autoritetet që u kërkuan qytetarëve ta përdorin ujin me kursim. Në Zhytomir, kryebashkiaku tha se nuk kishte energji dhe ujë në qytet dhe se spitalet po punonin me gjeneratorë. Bombardime u raportuan edhe në qytetin  veri-lindor të Kharkiv, ndërsa u godit gjithashtu edhe infrastruktura në Zaporizhia. Ukrainasit po blejnë gjeneratorë dhe ngrohës me gaz, ndërsa rreth vendit njerëzve po u kërkohet të reduktojnë përdorimin e energjisë gjatë orëve të pikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos