
Daunter Wright, është 20-vjeçari i vrarë nga policia të dielën, pasi u ndalua për shkak të skadimit të targes se automjetit. Çdo natë që prej atëherë, protestat nuk janë ndalur në Brooklyn Center.
Ish-efektivja e policisë e akuzuar për të shtënat fatale, do të përballet me gjykatën. Kim Poter është akuzuar për vrajse me dashje. Ish-shefi i policisë Tim Gannon tha se besonte që bëhej fjalë për një aksident.
“Mendoj se efektivja ka dashur të përdorë armën elektrike, e padashje ka nxjerrë armën.”, shprehet ai.
Por hetuesit thonë se arma elektrike është e verdhe me të zezë dhe se për të marrë atë duhej të kishte përdorur dorën e majte. Me pak fjalë, thonë se ajo duhej ta kishte bërë dallimin. Efektivja mund të përballet me një dënim prej 10 vitesh burg nëse shpallet fajrore, bashkë më mundësinë e një gjobe prej 20 mijë dollarësh.
Gjatë protestave disa ditore, manifestuesit kanë hedhur shishe dhe objekte të tjera ndaj policisë e cila është përgjigjur me granata e spraj djegës. Situtata në Mineapolis ishte e tensionuar edhe para ngjarjes, mes proceseve gjyqësore të ish-policëve që akuzohen për vrasjen e George Floyd. (A2 Televizion)