Vijojnë tensionet në Veri, digjen dy kamionë të vendosur si barrikadë në urën e Zveçanit

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2022, 08:10 | Kosova

Dy kamionë të vendosur mbi urën e Zveçanit, saktësisht te “Kërshi i dudës” e që shërbenin si barrikadë, janë djegur gjatë natës. Aktualisht, nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje dhe as autorët e mundshëm të tij.

Kamionët, që shërbenin si një nga 13 barrikadat në veri, kishin penguar lirinë e lëvizjes në atë zonë.

Këta kamionë ishin vendosur në këtë vend më 27 dhjetor, kur grupe të serbëve vendosën barrikada të reja në rrugët e veriut duke bllokuar rrugën magjistrale Prishtinë – Rashkë.

Barrikadat ishin paralajmëruar se do të fillonin të largoheshin prej sot (e enjte), ndërsa u tha se deri të premten mund të largoheshin tërësisht. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/28/osmani-heqja-e-barrikadave-ceshtje-oresh-ne-te-kundert-do-te-veprojne-institucionet-e-kosoves/
https://a2news.com/2022/12/29/vucic-tregon-se-kur-do-te-hiqen-barrikadat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos