Vijon ëndrra e Danimarkës, çerekfinalistja e parë e Euro 2020, i shënon 4 gola Uellsit

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 19:55 | Futboll

Vijon ëndrra e Danimarkës në Euro 2020. Përfaqësuesja daneze është skuadra e parë që prek çerekfinalet pasi mposhti thellë 4-0 Uellsin, që ja del të përsëris një tjetër surprizë si 5 vite më parë.

“Dragonjtë” në fakt ishin ata që e nisëm më mirë ndeshjen duke krijuar disa raste me goditje nga jashtë zone por rreziku kalon shpejtë. Në minutën e 27, Kasper Dolberg sulmuesi i Nisës, i caktuar si titullar vetëm pak minuta përpara ndeshjes, i jep avantazhin Danimarkës me një gol mjaft të bukur.

Pikërisht 23-vjeçari shfrytëzoi një top në zonë dhe dyfishoi menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë. Uellsi duket i dorëzuar në fushë ndërsa danezët janë të uritur për të shënuar. Joakim Meile dërgoi shifrat në 3-0, 2 minuta nga fundi ndërsa në shtesë pati vend edhe për golin e futbollistit të Barcelonës, Braithwait që festoi vetëm pas konfirmimit të VAR.

Danimarka kalon më tej me një tjetër goleadë dhe pret në çerekfinale një mes Holandës ose Republikës Çeke. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos