Vijon gara për titull në Francë, derbi mes Marsejës dhe Paris Saint Germain nuk pati histori

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 08:29 | Futboll
Vijon gara për titull në Francë, derbi mes Marsejës dhe

Vijon gara rivalizueze për titull në Francë. Derbi mes Marsejës dhe Paris Saint Germain nuk pati shumë histori, me kampionët që mbyllën llogaritë në 45 minutat e para.

Mbappe dhe Ikardi vendosën ndeshjen përballë marsejezëve, klubit ku telashet nuk kanë fund, fillimisht prej mugesës së rezutateve, përplasjes me tifozët e së fundi edhe pezullimi i trajnerit Vilash Boash.

Paris mbetet në vendin e dytë, me tri pikë më pak se Lilë, që është skuadra që kryeson në francë. 6 fitore me radhë për skuadrën e Lilë që kaloi edhe Nantën në shifrat 2-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos