
Pas polemikave, kërcënimeve dhe debateve që ngriti çështja “Neymar”, më në fund ylli brazilian u paraqit në Paris, në një prej seancave stërvitore të skuadrës.
Pas mungesës një javore, ai u takua për më shumë se 3 orë me drejtorin sportiv Leonardo, për t’i komunikuar planet e së ardhmes. Takimi mes tyre u përshkrua si i ftohtë, me futbollistin i cili u largua më pas, pa zhvilluar stërvitje dhe pa u përshëndetur me stafin.
Braziliani është përfolur gjatë për rikthimin te Barcelona. Por, transferimi i Griezmann te katalanët dhe gjoba prej 35 milionë eurove që Neymar duhet t’i paguajë autoriteteve spanjolle për evazion fiskal, e bëjnë të vështirë që dëshira e sulmuesit të realizohet. (A2 Televizion)