All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vijon procesi i numërimit, nivel rekord fletësh të pavlefshme

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 18:19 | Aktualitet
Vijon procesi i numërimit, nivel rekord fletësh të pavlefshme
All - Paragraf - 1

Votat e pavlefshme janë një tjetër detaj që bien në sy deri në këto momente kur procesi i numërimit vijon ende në gjysmat e qendrave të votimit.

Sipas të dhënave të deritanishme nga 930 mijë vota të numëruara deri tani kanë rezultuar 47 615 vota të pavlefshme, që me përafërsi mund të përktheheshin në 4 mandate.

All - Paragraf - 3

Nuk dihet nëse kjo sasi e madhe e fletëve të pavlefshme është një mënyrë e të votuarit nga qytetarët, por dyshohet se shumë prej tyre mund të kenë hasur vështirësi në procesin e votimit.

Fleta e votimit ishte një nga debatet kryesore mes palëve gjatë përgatitjes së zgjedhjeve, ku opozita kërkonte që në fletët të vendoseshin dhe emrat e kandidatëve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos