Vijon spektakli i Napolit, Club Brugge surpriza e madhe e Champions League

Nga A2 CNN
12 Tetor 2022, 20:47 | Futboll
Vijon spektakli i Napolit, Club Brugge surpriza e madhe e Champions League

Napoli ka arritur ta mposht sërish Ajax-in në Champions League, këtë herë me rezultatin 4-2, pas asaj fitoreje 6-1 të një jave më parë.

Skuadrës italiane i mjaftuan vetëm 4 minuta për të gjetur golin e parë në këtë sfidë me anë të Lozanos, ndërsa shënuan më pas edhe Raspadori, Kvaratskhelia, dhe i rikthyeri Osimhen. Me këtë fitore, Napoli ka siguruar kualifikimin për në fazën e ardhshme. Në 4 ndeshje, Napoli ka realizuar 17 gola.

Një tjetër ekip që ka bërë surprizën në fazën e grupeve është Club Brugge KV, i cili pas 4 ndeshjeve të para ka arritur të grumbullojë 10 pikë dhe tashmë është i kualifikuar për më tej.

Belgët arritën të barazojnë pa gola në Spanjë ndaj Atletico-s edhe pse luajtën për shumë minuta me një lojtar më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos