Vllaznia kalon turin në Kupën e Shqipërisë, Flamurtari dorëzohet në shtesë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2022, 19:01 | Futboll
Vllaznia kalon turin në Kupën e Shqipërisë, Flamurtari

Flamurtari provoi të bënte surprizën në Kupën e Shqipërisë, por u dorëzua vetëm në shtesa. Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, vlonjatët rezistuan për 90 minuta, me kohën e rregullt që u mbyll 1-0 për shkodranët.

Ky rezultat bëri që ndeshja të kalonte në shtesa, aty ku golat e Aralicas dhe Krujës shënuan golat e kualifikimit. Po në Grupin A, Partizani fitoi 2-0 në transfertë me Orikun. Kaluan pa probleme Tirana, Kastrioti e Korabi, që i bashkohen Dinamos, Bylisit e Lushnjes.

Në Grupin B, skuadra si Kukësi, Egnatia, Erzeni dhe Skënderbeu u kualifikuan në turin e dytë pa probleme. Tomori fitoi 2-0 kohën e rregullt, por beratasve iu nevojitën edhe dy gola në shtesë ndaj Burrelit për të vijuar aventurën.

Ndërkohë janë zbuluar edhe çiftet e turit të dytë, nga të cilat sipas skemës së përcaktuar, skuadrat njohin edhe rivalët e mundshëm të turit të tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos