Vijon të rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 18:26 | Bota
Vijon të rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali

Janë 1907 persona të rinj të infektuar me koronavirus në Itali në 24 orë e fundit nga rreth 100 mijë testime të kryera nga autoritetet shëndetësore.

Në komunikatën ditore të Ministrisë së Shëndetësisë raportohet se 10 persona të tjerë e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Në spitale është ulur me 4 numri i pacientëve në terapitë intensive, por është shtuar numri i personave të shtruar.

Rajonet më të goditura vijojnë të jenë Lombardia, Campania, Lazio, Sicilia dhe Veneto. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos