Luciano Boçi, kandidat i Partisë Demokratike në Elbasan, ka denoncuar se gjatë një takimi në zonën e Labinotit është kërcënuar me jetë nga disa persona.
Gjithashtu, sipas burimeve, Boci është goditur me grusht në fyt.

Kandidati ka bërë kallëzimin në prokurori dhe ka nisur verifikimi i ngjarjes.
Ngjarja vjen disa ditë pasi simpatizantë të PS-së dhe PD-së u përplasën fizikisht në Elbasan, gjatë festimeve të Ditës së Verës. (A2 Televizion)