
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miraton listat e kandidatëve për deputet për subjektet garuese për zgjedhjet parlamentare.
Nga 13 subjekte të regjistruara, fillimisht dy u skualifikuan, pasi nuk kishin firmat mbështetëse për depozitimin e listave. Të skualifikuar janë koalicioni Aleanca dhe Partia Aleanca Kombëtare.
Pas skualifikimit, në garë për zgjedhjet parlamentare janë 11 subjekte zgjedhore dhe 5 kandidatë të pavarur.
Tre kandidatë janë të Lëvizjes Vetëvendosje Shqipëri, ku Kreshnik Merxhani kandidon në Qarkun Gjirokastër, Iliaz Shehu në Lezhë dhe Boiken Abazi në Tiranë.
KQZ konfirmoi kandidatin e pavarur në Shkodër, Pal Shkambi, ish-anëtar zëvendësues i KPK-së dhe Elton Debreshin si kandidat të pavarur në Qarkun Dibër. (A2 Televizion)