Vijon zjarri në Sazan, flakët rrezikojnë ish-bazën ku ndodhen radarët detarë, Ministria: Situata mbetet kritike

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 10:08 | Aktualitet

Zjarret e rëna prej dy ditësh në ishullin e Sazanit, vijojnë të jenë ende aktiv dhe po i afrohen ish-bazës ushtarake, e cila aktualisht shërben për monitorimin e hapësirës detare nëpërmjet radarëve.

Terreni i vështirë dhe pamundësia për të ndërhyrë nga ajri, ka bërë që flakët të vijojnë të djegin çfarë të gjejnë përpara të orientuara nga drejtimi i erës.

Shqetësuese për forcat e zjarrfikësve, ato të ushtrisë dhe policisë, që janë në terren, mbeten plasjet e municioneve të vjetra që janë hedhur ndër vite.

https://a2news.com/2022/06/05/meta-pritet-nje-vere-e-nxehte-te-merren-masat-per-zjarret/

Ndërkohë përpjekjet për izolimin e zjarrit me mjete manuale, lopata dhe pompa shpine duket se nuk po japin efekt. Për momentin nuk ka një motiv zyrtar për shkaqet e zjarrit në Sazan, por dyshohet se mund të ketë qenë pakujdesia e personave që vizitojnë si turistë këtë ishull.

Ministria e Mbrojtjes njofton se prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Sipas Ministrisë, situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen edhe për shkak të erës.

https://www.youtube.com/watch?v=Oj_7kFtPgsY

“Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë.

https://a2news.com/2022/06/05/ishulli-i-sazanit-i-pushtuar-nga-flaket-nderhyn-ushtria-e-zjarrfikesit/

Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll”, njofton Ministria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos