Aksident rrugor në Himarë, makina përplas këmbësorin

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 22:21 | Kronikë
Aksident rrugor në Himarë, makina përplas këmbësorin

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e mbrëmjes të së enjtes në zonën e Himarës, pranë spitalit të vjetër, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, një këmbësor është përplasur nga një makinë dhe për shkak të plagëve të marra është dërguar për të marrë trajtim më të specializuar në spitalin e Vlorës.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta ndërkohë që është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit për sqarimin e rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos