
Policia e Korçës në drejtimin e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion ka vënë në pranga dy zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Tatimeve në rrethin e Korçës, mes tyre drejtorin, nën akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Pas një pune hetimore që ka zgjatur për më shumë se një muaj, në bazë të provave të mbledhura u arrestuan drejtori i Tatimeve, Thoma Tontonozi dhe specialisti në këtë zyrë, S. B., 39 vjeç
Këta shtetas kundrejt ryshfetit i kanë premtuar disa subjekteve për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore. Ndërkohë që vijojnë hetimet për evidentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari korruptive. (A2 Televizion)