Virologu gjerman tregon aspektin më shqetësues të Omicron

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2021, 16:43 | Bota
Virologu gjerman tregon aspektin më shqetësues të Omicron

Përhapja e shpejtë e variantit Omicron ka shqetësuar autoritetet shëndetësore në mbarë. Rastet me variantin e ri të Covid-19 vazhdojnë të rriten dhe virologët kanë paralajmëruar për aftësinë më të madhe të transmetimit të tij.

Epidemiologu më i njohur në Gjermani, Christian Drosten, ka kërkuar nga qeveria e tij që të veprojë me vendosmëri, duke theksuar se shpejtësia e përhapjes së sëmundjes “është dukshëm më e madhe se sa ishim mësuar me variantin Delta”.

Virologu vë në dukje se është ende herët për të vlerësuar me saktësi të dhënat që tregojnë se ky variant i ri i koronavirusit mund të kalohet më lehtë dhe thekson rëndësinë e njohjes së ndikimit të tij real midis njerëzve që nuk janë infektuar më parë dhe atyre që nuk janë vaksinuar.

https://a2news.com/2021/12/14/omicron-perhapet-ne-bote-lufta-bazohet-te-vaksinat/

Në këtë kuptim, ai tregon se të dhënat nga situata në Afrikën e Jugut janë shqetësuese: “Informacioni për atë që po ndodh në Afrikën e Jugut më shqetëson gjithnjë e më shumë. Ajo që po shihet është se fëmijët më të vegjël po shtrohen gjithmonë e më shumë në spital, në gjendje të rëndë”.

Një situatë e tillë, në një vend si Afrika e Jugut, ku praktikisht e gjithë popullata është prekur nga virusi ose është vaksinuar, mund të shërbejë si një paralajmërim për atë që mund të ndodhë në vende të tjera  të botës: "Rasti i Afrikës së Jugut mund të transferohet kudo dhe ekziston frika se ata që nuk janë vaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar më parë sëmundjen, mund ta kalojnë më rëndë variantin e ri”.

Eksperti gjerman thekson se vaksinat mbeten mjeti më i mirë për të luftuar pandeminë, veçanërisht përballë një varianti të tillë kaq ngjitës: “Kushdo që mundet, duhet të marrë një dozë përforcuese menjëherë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/12/pas-omicron-zbulohet-varianti-i-ri-i-covid-19/

A2 CNN Livestream

Latest Videos