Virusi vrasës kinez, OBSH mund të shpallë sot emergjencën globale

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 16:33 | Bota
Virusi vrasës kinez, OBSH mund të shpallë sot emergjencën

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të vendosë sot nëse duhet shpallur emergjenca globale, lidhur me përhapjen e virusit të ri përtej Kinës.

Nëse diçka e tillë miratohet, do të jetë emergjenca e gjashtë ndërkombëtare e kësaj dekade, sa i përket shëndetit publik.

Bilanci me 17 të vdekur dhe mbi 600 të prekur nga Koronavirusi, ka alarmuar shtetet fqinje të Kinës, por edhe më gjerë.

Shkencëtarët po mundohen të gjejnë një metodë për të parandaluar përhapjen e tij, ndërsa OBSH përshëndeti vendimin e qeverisë së Pekinit për të izoluar disa qytete me numrin më të lartë të rasteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos