Virusi kinez shkakton 17 viktima, izolohen dy metropole me 19 milionë banorë

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 13:12 | Bota
Virusi kinez shkakton 17 viktima, izolohen dy metropole me 19 milionë

Dy qytete kineze me 19 milionë banorë janë izoluar në përpjekjen për parandalimin e përhapjes së virusit, epiqendra e epidemisë, Wuhani dhe Huanggang ku sipas Reuters janë raportuar 12 raste.

Fluturimet dhe shërbimet e transportit publik u pezulluan fillimisht në qytetin me 11 milionë banorë të Wuhan, ku po mbretëron ankthi.  Në mungesë të ushqimeve  dhe në pamundësi të lëvizjes qytetarët po përjetojnë ndjesinë e fundit të botës.

Një shtetas nga Afrika e Jugut me vendbanim në Wuhan, është një prej të paktëve që arriti të hipte në bordin e një avioni për t’u larguar nga qyteti të enjten.

“Quhem Sibusiso Zguane dhe jam nga Afrika e Jugut. Gjendem në aeroportin ndërkombëtar të Wuhanit dhe jam një prej fatlumëve pasi fluturimi im nuk është ndaluar. Njerëzit e tjerë që gjenden në aeroport janë shumë të stresuar, pasi nuk mundën të hipnin dot në avionë”, thotë ai.

https://a2news.com/2020/01/22/ne-wuhan-in-e-boshatisur-ku-shpertheu-virusi-i-ri-qe-po-tmerron-boten/

Koronavirusi i rrallë ka shkaktuar të paktën 17 viktima, ka infektuar mbi 600 vetë dhe është përhapur edhe në Tajlandë, Korenë e Jugut, Japoni e Tajvan dhe gjithashtu në SHBA, ku është identifikuar një rast. Qytetet izolohen, ndërsa miliona njerëz udhëtojnë rreth vendit me rastin e vitit të ri kinez. Raftet nëpër supermarkete u zbrazën menjëherë ndërsa qytetarët u dyndën për blerjen e produkteve të nevojshme.

Shumë po ankohen në rrjetet sociale për rritjen e çmimeve.  Në atraksionet turistike dhe hotele do të shmangen grumbullimet ndërsa libraritë, muzetë dhe teatrot kanë anuluar ekspozitat e shfaqjet. Komisioni kombëtar i Shëndetësisë tha të enjten se viktimat e virusit ishin nga 48 në 89 vjeç, shumica e të cilëve vuanin edhe nga sëmundjet e tjera kronike.

https://a2news.com/2020/01/23/supa-me-lakuriq-nate-ajo-qe-perhapi-koronavirusin/

Virusi u shfaq fillimisht në një treg peshku dhe të gjësë së gjallë dhe sipas disa studiueseve mund ta ketë zanafillën nga gjarpërinjtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos