“Viza kokaine, hashash dhe femra”, Michael Jordan kujton fillimet e tij te Chicago Bulls

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 15:25 | Sporte të tjera
“Viza kokaine, hashash dhe femra”, Michael Jordan kujton fillimet e

Aventura e Michael Jordan në NBA nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Të paktën kjo është ajo që u tregua në episodet e para të “The Last Dance”, dokumentari i prodhuar nga ESPN ku zbulohet pjesa më e panjohur e atij që konsiderohet si basketbollisti më i mirë i historisë.

Jordan u bë lojtar i Chicago Bulls, një nga skuadrat më të dobëta në NBA në atë periudhë dhe me një ambient aspak të përshtatshëm për një fillestar.

Në dokumentar, kështu e kujton Jordan një moment të caktuar: “Të vjetrit bënin gjëra që unë nuk i shikoja. Kur ishim para fillimit të sezonit, në një hotel, doja të takoja shokët e ekipit. Trokisja nëpër dhoma, po nuk përgjigjej njeri. Në fund, dëgjova zhurmë nga njëra prej dhomave. Trokas dhe më pyesin se kush isha. Jam Michael, i them. U qetësuan dhe më hapën derën. Pashë viza kokaine kudo, hashash dhe femra. Ishte një cirk i vërtetë”.

“U largova menjëherë, u thashë se nëse vinte dikush në dhomë, do të më fajësonte edhe mua njësoj si të tjerët. Që nga ai moment, mbeta vetëm”, shton Jordan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos